Një aksident i frikshëm ma ndodhur mesditën e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Një automjet tip ‘BMW’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’. Nga të dhënat e para mësohet se kanë mbetur të plagosur një çift që udhëtonin me këtë automjet. Me plagë më të rënda është bashkëshortja. Cifti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. ArgjiroLajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes.
© ArgjiroLajm.net