Aksident i frikshëm në Greqi, vdes djali i pronarit të dyqaneve “Jumbo” (VIDEO +18)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Greqi, ku ka mbetur i vdekur djali i pronarit të dyqaneve të “Jumbo” të Greqisë, 24 vjecari, Georg Vakakis. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Athinë-Lamia. I riu po drejtonte veturën e babait të tij, tip “Porsche”, me një shpejtësi të madhe teksa u përplas  me një veturë “Honda” e cila ishte e parkuar në parking.

Goditja ishte aq e madhe sa që të dy automjetet kishin shpërthyer në flakë.

Në këtë aksident  të tmerrshëm me makinë ka mbetur i vdekur edhe shoku i Vakakis, i cili ishte me të në “Porsche” dhe një grua 33 vjeçare me djalin e saj 3 vjeçar, të cilët ishin në veturën e parkuar, në Honda.