Aksident i frikshëm, humbin jetën 6 persona…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gjashtë persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti masiv mes disa automjeteve, të ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, në Birmingham të Anglisë.

Sipas “The Guardian”, në aksident u përfshinë 6 automjete, në mesin e tyre edhe një taksi. Ngjarja e rëndë ndodhi në një nënkalim në Lee Bank Middleway, rreth orës 01:10.

Të 6 personat që humbën jetën në vendin e ngjarjes, përfshijnë shoferin e taksisë dhe dy pasagjerët e tij, një burrë dhe një grua, sëbashkë me 3 burra të cilët përfunduan jashtë një makine në momentin e përplasjes.

Policia e West Midlands ka nisur hetimet, për atë që e përshkruajti si një ngjarje “shumë të vështirë dhe të trishtueshme”, ndërsa një zëdhënës i shërbimit të ambulancës e përshkroi skenën e aksidentit si shumë të rëndë.

Ai tha se fillimisht në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa 3 të tjerat janë përplasur në përpjekje për t’u shmangur. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.