Prindërit e Ariela Muratit që jetonin në një fshat të Fierit, menjëherë pasi kanë marrë lajmin tragjik të vrasjes së vajzës së tyre, janë nisur menjëherë në Tiranë. Në ambientet e morgut ku kanë shkuar dhe kanë parë trupin e vajzës së pajetë, ata kanë thënë se djali që ka kryer krimin do ta paguajë një më një. Familjarët nuk kishin shumë kohë që kishin komunikuar me Aldison Belulajn, që kishte kërkuar dorën e vajzës, por se familjarët kishin refuzuar, duke thënë se ajo ishte e sigurt për refuzimin që bënte. Policia e Fierit ka shkuar në fshatin Zharrëz në banesat e dy të rinjve për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin. Ata kanë nisur të marrin në pyetje familjarët e të dyja familjeve.