Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, ka zgjedhur ditën e festës së Novruzit për të dorëzuar legalizimin e një prej objekteve më të rëndësishme të Kultit Bektashian në Jug, atë të Teqesë së Turanit pranë Tepelenës. Leja e Legalizimit ju dorëzua dervish Mikel Onjesë që shërben në Teqenë e Turanit.
Lame theksoi se është çështje dinjiteti për veten dhe për vendin që të vendosim në binarët e ligjshmërisë objektet e kultit, paralelisht me gjithë objektet e tjera. Edhe ato që presupozohet se janë tempuj spiritual, shtëpi të Zotit le të themi, në Shqipëri nisin si ndërtime pa leje.
Në Shqipëri s’ka vetëm shtëpi apo objekte biznesi të ndërtuara pa leje. Por ka edhe kisha, xhami, teqe e objekte të tjera kulti. Absurditet shqiptar!
©argjiroja.net