• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

08/12/2018
A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Nga Hysni Gurra

Në një situatë hipotetike: Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, as njëra as tjetra nuk do mund të bënte mazhorancën. Shqipëria sot ndodhet në prag të një revolte studentore. Dhe kjo, më pëlqen nuk më pëlqen mua është meritë e padiskutueshme e aktivistëve të ekstremit të majtë të Organizata Politike (OP). Ata kundërshtuan që ditët e para reformën në arsimin e lartë, ishin pak atëherë, por bënë disa gjeste që do të mbahen mend gjatë. Pas shumë vitesh disa studentë në Shqipëri, disa studentë patën guximin të gjuajnë me vezë km dhe ministren e arsimit. Studentët që aderojnë në organizatat klasike politike nuk e kanë bërë asnjëherë një gjest të tillë.

Ky shpirt kundërshtues sot është bërthama e lëvizjes. Sigurisht sot ka shumë më shumë studentë në protesta, ka edhe nga ata që aderojnë në parti politike, ka edhe pa parti fare, por këta dolën vetëm tani në protestë, nuk patën aftësinë të guxojnë apo nuk mundën dot të kuptojnë kuptojnë efektet negative që do jepte reforma, kjo është temë tjetër. Ka konspiracione të ndryshme rreth OP, hamendësime se pas tyre qëndron Veliaj, apo dikush tjetër. Unë nuk di ta them këtë. Por unë di të them që disa nga aktivistët kryesorë të kësaj lëvizje i njoh edhe nga afër, më duken shumë të zgjuar dhe inteligjent për të qenë matrioshka në duart e Veliajt.

Por as kjo nuk e ndryshon thelbin, ata arritën të bëhen çështje dite, ka shumë pak kohë për të shpëtuar edhe nga enigma se kush qëndron pas tyre, sepse dinamika e ngjarjeve do ndryshoje me ritme shumë të shpejta.
Pyetja që shtrohet është: Pse forumet rinore të partive nuk mbushin dot më sheshet?
Një përgjigje është; Sepse ata në vend të rinonin partitë ku aderojnë, i kanë plakur edhe më shumë ato, në ide jo biologjikisht.

Një tjetër përgjigje është luksi në të cilin ata notojnë. Anëtarët e forumeve rinore të partive politike fatkeqësisht përcjellin tek bashkëmoshatarët e tyre dhe te çdo njeri i zakonshëm një negativitet të paparë. Levizin me makina luksoze, veshmbathje të shtrenjta, gjesdisin klubeve të natës, tymosin marijuanë, kanë nga 3-4 dashnore apo të dashur, kalojnë pushime të gjata verore në plazhet e Jalës, marrin notat në universitet në varërsi të partisë. Duken si super luksozë, por në fakt ushqehen me biberon nga partitë.

Ndërsa momentalisht këta të OP lëvizin në këmbë ose me biçikleta. Unë kam simpati për guximin e aktivistëve të OP, sigurisht nuk pajtohem me ideologjinë e tyre! Thelbi i kësaj proteste është kryekëput varfëria. Studentë varfë, auditore të varfëra, petagogë të varfër. Dhe ndaj më përzihet kur shoh etiketimet dhe sulmi ndaj tyre. T’i kesh mëri, por t’i japësh hakun gjithsekujt! Unë nuk jam naiv të besoj në utopinë e tyre, as të jem i sigurt se pas tyre nuk qëndron askush, por deri më sot ata kanë provuar me fakte se janë ata.

Unë e di që Alexis Tsipras qe politikan dhe Yanis Varoufakis “gomar”. Sepse, Varoufakis ishte truri ideologjik i Syrizas, parrullat dhe slloganet e tij ia rritën kuotat Syrizas ndjeshëm. Shkaku që slloganet e tij marksiste gjetën terren ishte depresioni ku e patën çuar Greqinë partitë liberare të majta e të djathta. Ama shpirti i Syrizas ishte Varoufakis. Tsipras sigurisht që e dinte, por i leverdiste. E mbajti, i shfrytëzoi kapacitetin intelektual,arrogancën që duhej në ato momente në negociata me BE, dhe më pas e hoqi, e largoi Varoufakis nga politika.

Në Shqipëri sa ka filluar aktiviteti i OP, por trajektorja duket e qartë që është si në Greqi. Kush do jetë Varoufakis kush do jetë Tsipras është herët të thuhet. Por ajo që duhet të thuhet në këto momente ështa fakti se ata tashmë janë këtu midis nesh dhe po i diktojnë një shoqërie të tërë axhendën e tyre të drejtë.

Related Posts

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

25/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

18/09/2025
VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

17/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al