Sot përgatituni për plazh, pasi temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius. Dita e diel paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 metra lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku priten të arrijnë deri mbi 36 gradë Celsius.
Në tërësi të dielën do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësira do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Ajo që vlen për t’u theksuar është rritja e temperaturave në të dyja vlerat.
Më konkretisht temperaturat parashikohen
Dita e diel : zonat malore 18°C deri në 30°C zonat e ulëta 19°C deri në 36°C zonat bregdetare 22°C deri në 34°C