“80% e drejtuesve ta lypin”, gazetari debaton me shkrimtaren


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Dritan Hila 

Lexova nje ese qe Flutura Hacka i kishte bere asaj vajzes shqiptare me mbiemer Kokalari nga Stokholmi qe pritet te zgjidhet deputete.  Megjithese nuk kishte dy ore qe isha kthyer nga jashte me kapi makthi te rrembeja valixhen e tja mbthja prape. Aq i zi e gotik ishte rrefimi. Por pastaj u qetesova dhe analizova panikun tim. Flutura i thoshte se shyqyr qe nuk je ketu se po te ishte do ta lypte drejtori.

Me siguri ajo vajza nuk eshte habitur. me kete pune nuk e tremb ate vajzen. Aty ku rri 80% e drejtuesve ja lypin vartesve pa dallim seksi. I thoshte qe mire qe ka ikur se ketu do ta shtypnin ne kembe. Ne fakt u kujtova se te njejtin problem kane ne Greqi, Itali madje edhe Gjermani ku gerontokracia te shtyp.

Permendtte mungesen e meritokracise. E ku ka? Ja psh edhe partia qe ka xhan Flutura kushedi ku psonisi Gazin dhe e beri nr dy te saj.  I permendete Musinene qe e kishte kusherire dhe vuajti ne burg. Po mbase ajo vajze ka xhan Enverin se edhe me ate bie kusheri. Por asnjeri nuk ka ndikuar te behet kjo qe eshte.

Pastaj permend faqet e para qe zene ne gazeta ish nomenkatura. Personalisht mendoj qe keto i kerkojne me shume bjerrakohesit dhe ata qe mendojne se do fitojme me kalin e antikomunizmit, se nje njeriu me dy pare mend nuk i interesojne fare. Dmth jane nje vrime ne uje. Sot nuk ngjall kuriozitet Ditmiri lere pastaj Sula.

Une do doja qe Flutura te pershkruante humbjen e djalit, çfare perjeton, si e perballoi ajo apo shkrimtari japonez dhe kabina telefonike pa tel qe ai ngriti maje malit per te folur me te.
Te na ndihmoje qe te behemi me njerez.

Pa sa per leksione agresiviteti, ja garantoj qe eshte thjesht nje nxenese filloreje dhe vetem sa i prish pune vetes edhe ne. Nuk rregullon asgje.