Policia e Sarandës ka vënë në pranga njërin prej shoferëve të përfshirë në aksidentin me 8 të plagosur një ditë më parë. Në pranga ka rënë 28-vjeçari nga Tepelena, i cili në hyrje të qytetit të Sarandës, ka përplasur një makinë “Land Rover”. Përplasja ka qenë e fortë, ku 8 persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë. Të dy automjetet janë përplasur kokë më kokë, kjo për shkak të parakalimit të gabuar të shoferit nga Tepelena.
Njoftimi
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:
L.Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.
Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(Total: janë dëmtuar 8 persona)
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme