Kapet tmerri i Sarandës, kishte vjedhur 8 banesa


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një 42 vjeçar nga fshati Çukë në Sarandë është prangosur për shkak të akuzave që i janë bërë për 8 vjedhje. Ai ishte shpallur në kërkim prej Policisë së Sarandës. Nga muaji mars deri në shtator të vitit 2018, shtetasi me iniciale Y.GJ, akuzohet të ketë kryer tetë vjedhje, të gjitha në fshatin Çukë në Sarandë. Nga informacionet  e derimëtanishme rezulton se vjedhjet e kryera lidhen më së shumti me orendi shtëpiake.