64 milionë euro, hapet tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë

Qeveria Rama ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë. Ministria e infrastruktrës dhe energjitikës fton kompanite e interesuara të paraqesin ofertat e tyre deri në fund të këtij muaji për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Sipas njoftimit pritet që ndërtimi i rrugës të nisi në muajin Qershor, menjëherë pasi të shpallet fituesi. Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshem turizmit.

Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemes së Partneritetit Publik Privat. Por duket se qeveria është tërhequr nga kjo skemë të paktën për këtë rrugë. Kjo levizje duket si reflektim pas kritikave të forta që Fondi Monetar Ndërkombëtar i adresoi qeverisë për rreziqet që i sjellin buxhetit projektet e rrugeve me skemën PPP. Historia e ndërtimit të segmentit Kardhiq – Delvinë nis që në vitin 2008 në kohën e qeverisë Berisha, i cili i inaguroi me bujë fillimin e punimeve. Deri tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit). Por duket se mungesa e financimeve i ka lënë punimet në mes.