Një aksident me pasoja të lehta ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Lushnje-Fier. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.Y., vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lushnje-Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka ndaluar dhe kur ka hapur derën është përplasur shtetasi A.S., vjeç, 45, banues në Mbrostar-Ura, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është përplasur me mjetin tip “Jaguar”, me drejtues shtetasin M.B., vjeç 24, banues në Fier, dhe pasi mori mjekim në spital, është larguar për në banesë.
©ArgjiroLajm.net