50 vizita në ditë, Gjirokastra vetëm me një mjek okulist


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nxënësit që duan të nisin arsimin parashkollor ose klasën e parë, ndër të tjera duhet t’i bëjnë të njohur shkollës gjendjen e shikimit. Po kështu edhe mësuesit, çdo fillim viti në raportin mjeko-ligjor, duhet të kenë një përshkrim të tille, që kërkon vizitë të okulisti.

Por, kjo radhë pritjeje e ka një shpjegim. Në Gjirokastër, të gjitha vizitat duhet të përballohen vetëm nga një mjek.

Mungesa e mjekëve specialistë detyron mbi 45 mijë banorë të Përmetit, Këlcyrës, Memalijat, dhe Tepelenës në rast nevoje për një vizitë të okulisti, zgjidhjen më të afërt e kanë në Gjirokastër, tek i vetmi mjek okulist i specializuar.