Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër shpall 5 vende të lira punë, nga të cilat 4 në pozicione akadamike dhe 1 elektriçist.
Njoftimet dhe kriteret si më poshtë
Për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar në fushën e kimisë, dy përsona me kriteret përkatëse: Departamenti Biologji-Kimi – 2 (dy) vende të lira në Kimi.
Dy vende të lira personel akademik me kohë të pjeshme, pranë Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, për lëndët “Teknika të udhërrëfimit turistik”, e cila zhvillohet në programin Studime Profesionale “Udhërrëfyes Turistik”, Viti I (i parë), Semestri II (i dytë) dhe “Njohuri dhe aftësi profesionale të udhërrëfyesit turistik”, e cila zhvillohet në programin Studime Profesionale “Udhërrëfyes Turistik”, Viti II (i dytë), Semestri I (i parë).
“Elektiçist” në Sektorin e Shërbieve pranë Drejtorisë së Shërbimeve Universitare.