Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Mësohet se ka shpërthyer një bombul gazi dhe janë përfshirë nga flakët një argjendari dhe një biznes me dekori. Mësohet se numri i të plagosurve ka shkruar në 4 persona, 3 vajza dhe një djalë. Gazi që ka shpërthyer mësohet te ketë qenë helium, i cili përdoret për dekore të ndryshme, kryesisht mbushje tullumbacash nëpër evente festive.