Pas tre orësh kërkimi Policia ka arritur të arrestojë 34-vjecarin nga Memaliaj që vrau babain e tij me sëpatë. Argjirolajm.net sjell pamjet e momentit kur Arjan Shahaj shoqërohet në drejtorinë e policisë Gjirokastër.
Ai u kap në fshatin Pocem të Fierit në përpjekje për t’u larguar me një furgon. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës të Memaliajt.
Motivet e krimit nuk dihen ende, por 34-vjecari njihej si një person i dhunshëm. Ai ishte i dënuar më parë me 8 vite burg për plagosjen e një bashkëfshatari të tij.