33-vjeçari vdes në spitalin e Gjirokastrës, arkitekti i apasionuar pas motorave nuk i mbijetoi dot aksidentit tragjik (FOTO)

Ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës 33-vjeçari nga Saranda, që u aksidentua mesditën e sotme në aksin Krahës-Tepelenë, pranë fshatit Qesarat. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se për fat të keq, Ervis Taka nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti tragjik. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e Gjirokastrës, por nuk ia doli të mbetej në jetë për shkak të hemoragjisë së brendshme. 33-vjeçari nga Saranda jetonte prej kohësh në Tiranë, ku edhe ushtronte profesionin e tij si arkitekt.

Nga ana tjetër ishte i apasionuar pas motorave dhe aksidentin fatal që i mori jetën e bëri pikërisht me një motoçikletë. Sipas policisë së Gjirokastrës, automjeti tip ‘Renault’, me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, u përplas me motoçikletën me targa AN 093, e cila drejtohej nga 33-vjeçari Ervis Taka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit  tragjik. ArgjiroLajm.net i shpreh ngushëllimet familjes së Ervis Takës, për të këtë humbje të madhe e të parakohshme.

© ArgjiroLajm.net