30 qershori në Gjirokastër normal që nuk mund të ishte vetëm ditë zgjedhjesh. Për disa ishte edhe një ditë krejt e zakonshme vere. Të tjerë e shfrytëzuan për të pushuar në plazh dhe të tjerë për t’u martuar.
Fotot që shihni janë shkrepur ditën e zgjedhjeve pranë qendrës së votimit në shkollën ‘Siri Shapllo’. Çifti që po lidhte kurorë, së pari shkoi të votonte dhe më pas iu drejtuar kishës që gjendet aty pranë gjimnazit për të vijuar me ceremoninë e dasmës.
Le të shpresojmë se vota e tyre nuk ka qenë mes qindra votave të pavlefshme që dolën nga 69 qendrat e Bashkisë Gjirokastër.
©argjiroja.net