Atë që nuk e bëri dot Bindja Demokratike për të gjithë Shqipërinë ia doli ta bëjë “kaubojsi” Eduart Ndocaj për zonën e tij në Lezhe. Sot KQZ ka vendosur të hap 11 kuti të këtij qyteti me argumentin se ai ndryshe nga parita e Patozit kishte sjellë fakte dhe prova për mospërputhjen e numrit të votuesve. Anëtarët e PS-së në KQZ pranuan kërkesën e Ndocaj për hapjen e kutive të votimit.