Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe njëkohësisht i deleguari i PS-së për Qarkun Gjirokastër thotë se 30 qershori është një mundësi historike për të ndryshuar njëherë e mirë fatin e qeverisjes lokale në Gjirokastër. Deklaratat ai i bëri gjatë takimit elektoral të Flamur Golemit në lagjen “Granicë”.
Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
30 Qershori është i pandalshëm sepse askush s’mund ta cënojë të drejtën e qytetarëve për të votuar. Takim fantastik me banorë të lagjes ‘Granicë’ në Gjirokastër ku mbështetja për Flamur Golemin është e jashtëzakonshme. Gjirokastra ka një mundësi të madhe që duhet ta shfrytëzojë. Ju e keni në dorë me votën tuaj t’i jepni mandat një qeverisje lokale ndryshe ashtu siç Gjirokastra s’e ka parë kurrë më parë. Flamuri është njeriu i duhur dhe s’ka asnjë diskutim që ai do të ishte fitues edhe sikur kundërshtarët tanë të ishin në zgjedhje. Vendimi i tyre për t’u larguar në drejtim të paditur është problemi i tyre. Sfida jonë janë shërbimet publike më të mira, investimet dhe projektet që krijojnë një perspektivë tjetër zhvillimore për Gjirokastrën. Në 30 Qershor kemi mundësinë të hapin një faqe të re për Gjirokastrën.