Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit. Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët. Sa i përket Gjirokastrës, tërmeti më i fuqishëm i shekullit të XX është ai në fshatin Fushëbardhë më 26 mars 1990.