Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rendë në Memaliaj. Mësohet se 35-vjeçari Arjan Shahaj, i cili vrau të atin me sëpatë, ka tentuar të vrasë edhe të ëmën në vitin 2003.
Kujtojmë së 35 vjeçari i vrau paraditen e sotme në mënyrë makabre babain e tij, Iljaz Shahaj.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Gjithashtu , pak kohë më parë Shahaj ka tentuar të vrasë edhe kushëririn e tij. Bëhet me dije se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.