1750 rrënjë kanabis sativa në Tepelenë, dy në pranga (Emrat)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të drogës, Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme ka evidentuar dhe asgjësuar një parcelë më kanabis sativa në Tepelenë.

Mësohet se parcela është zbuluar në vendet e quajtura  “Gropa e Batës”, dhe  “Kurtes”  në fshatin Nivicë, ndërsa blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga edhe dy persona.

1750 bimë të kultivuara u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa të arrestuarit janë Demo Zana, 22 vjeç, dhe Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.