17-vjeçares i bien flokët komplet, por dhimbjen e kthen në art (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Flokët e Madisyn Babcock filluan të bien në fillim të këtij viti për shkak të alopecisë, një sëmundje autoimune që shkakton humbjen e flokëve. Brenda pak kohësh 17-vjeçarja e pa veten tërësish pa flokë dhe ky ishte një ndryshim shumë i madh për të. Por në vend që të fshehte humbjen e flokëve, nxënësja e shkollës së mesme vendosi që ta kthejë dhimbjen në art, duke e mbuluar kokën me piktura me lule.

Kjo ishte ideja e nënës së saj artiste, e cila pikturoi në mënyrë të mrekullueshme flokët në kokën e së bijës.

“Kur mendoj për veten time, mendoj për lulet,”-tha ajo.”Unë kam lulëzuar në dikë që kurrë nuk kam menduar të jem, por unë nuk do ta ndryshoja atë për botën.”