17 të arrestuar/ Goditet grupi që jepte viza false për Britani e Kanada, në kërkim edhe një i ri nga Gjirokastra (Emrat)

17 persona, mes të cilëve dy punonjës policie janë arrestuar me akuzën e trafikut. Për 20 mijë euro ky grup dërgonte emigrantë në Angli dhe në SHBA. Sipas policisë janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Personi i shpallur në kërkim është L.S, 26 vjec nga Gjirokastra.  Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Të arrestuarit janë: Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana, Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana, Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana, Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana,Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra, Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie, Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie, Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana, Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana, Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana, Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra, Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana, Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana, Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana, Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra, Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.