• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

150 organizata mjedisore kërkojnë mbrojtjen e Vjosës nga digat

20/09/2019
150 organizata mjedisore kërkojnë mbrojtjen e Vjosës nga digat

Në Ditën Botërore të Lumenjve 150 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore i kërkuan qeverisë shqiptare mbrojtjen e Lumit Vjosa nga digat e hidrocentraleve.

Në një Letër drejtuar Kryemistrit shqiptar Edi Rama organizatat shprehen se “zhvillimi i hidrocentraleve në Vjosë vazhdon të mbështetet nga Qeveria Shqiptare pavarësisht gjithë gjetjeve shkencore që konfirmojnë vlerën e ruajtjes së ekosistemit unik të lumit Vjosë”. “Ne jemi të shqetësuar,” thuhet në letër, “veçanërisht nga procesi i zbatimit të projektit të hidrocentralit të Kalivaçit: Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është planifikuar të realizohet në tre muaj – një afat jorealist për realizimin e një VNM-je të thelluar për një projekt të këtyre përmasave.”

Organizatat e shoqërisë civile pohojnë se “Qeveria Shqiptare mbështet zbatimin e hidrocentralit të Kalivaçit, pavarësisht faktit se institucionet ndërkombëtare, mes tyre Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë kritikuar vazhdimisht këto zhvillime.

Letra drejtuar Kryeministirt Rama vlerëson se “as rekomandimet e Konventës së Bernës për të pezulluar HEC-in e Kalivaçit deri në kryerjen e planifikimit të nevojshëm strategjik dhe vlerësimeve shtesë nuk janë respektuar nga qeveria shqiptare. Duke përfshirë hidrocentralin e Kalivaçit, kemi të dhëna për 45 HEC-e të planifikuara në pjesën shqiptare të ujëmbledhësit të Vjosës: 8 në rrjedhën kryesore dhe 37 në degët e saj pohohet nga organizatat mjedisore.

Sipas organizatave Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë, i cili rrjedh i pandërprërë në gjatësinë prej 200 km në territorin shqiptar. Gjendja saj ende e paprekur e bën atë një ekosistem të rëndësishëm për shumë gjallesa të rrezikuara në Evropë. Si e tillë, Vjosa është një trashëgimi natyrore me rëndësi mbarë Evropiane dhe përbën potencial të lartë për zhvillimin alternativ të qëndrueshëm si ekoturizmi.

“Ne, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkojmë nga Ju, Z. Kryeministër Edi Rama të ndaloni menjëherë të gjitha projektet e hidrocentraleve në ujëmbledhësin e Vjosës, deri në realizimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit të Integruar të Menaxhimit të Basenit, të cilët marrin në konsideratë aspektet sociale dhe në veçanti potencialin e zhvillimit të ekoturizmit”, thuhet në fund të letrës që organizatat mjedisore nga Shqipëria dhe shumë vende të botës i drejtuan Kryeministrit shqiptar Edi Rama. /Voa/

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al