Këta janë 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun e Vlorës, të dënuar me burgim të përjetshem dhe me 25 vjet burg.
Policia e Shtetit njoftoi sot se fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. “Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, fton Policia. Policia e Shtetit po ashtu ka pasuruar listën e personave të shpallur në kërkim dhe për informacion nga qytetarët, që të ndihmojnë në arrestimin e tyre, ka vendosur njoftimin: Telefononi në numrin 129 ose shkruani në emailin [email protected].
Në faqen zyrtare në internet të Policisë së Shtetit, shfaqen me emra dhe foto shumë persona nga e gjithë Shqipëria, midis tyre dhe disa gra. Një pjesë tyre e dënuar me burgim të përjetshëm.