124 kg kanabis gati për transport nga Tepelena, ja kush është i arrestuari (Emri)

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Gjirokastrës, sektori i narkotikëve në këtë Drejtori Vendore, ka zhvilluar një aksion blic në Tepelenë. Aksioni i cili ka përfunduar me bllokimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi, është zhvilluar në fshatin Nivicë të Tepelenës.

Për pasojë, mësohet se është arrestuar një person, i identifikuar si Aurelio Gumeni, 22 vjeç. Nga burimet e Policisë Vendore, mësohet se Gumeni u pranga, pasi ju bllokua në banesë 124 kilogramë kanabisi, i cili ishte bërë gati për transport.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)