• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

11 ish-deputetë të opozitës kërkojnë rrogat edhe pse dogjën mandatet, çështja shkon në gjyq

24/08/2019
Sot mblidhet Kuvendi në dy seanca, Ruçi pritet të zgjidhet Kryetar. Opozita proteston

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se janë penduar për vendimin ekstrem që morën në shkurt të këtij viti për të dorëzuar “në bllok” mandatet. Një gjë të tillë e tregojnë fare qartë tentativat e ish-deputetëve për të siguruar rrogë gjatë kësaj kohe që janë “të papunë”. Në Gjykatën Administrative të Apelit janë regjistruar 11 padi nga ish-deputetët e opozitës, kryesisht të Partisë Demokratike të cilët kërkojnë nga Kuvendi i Shqipërisë që t’iu japë rrogën për periudhën e bojkotit.

Që nga shtatori i 2018 e deri në janar të vitit 2019 opozitarët nuk morën pjesë në aktivitetet parlamentare. Për këtë periudhë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, jua ndërpreu financat, por tani përfaqësuesit e PD-LSI kërkojnë para nga Kuvendi.

Në fund të korrikut, pra 4 muaj pas djegies së mandateve, ish-deputetet e PD, Jorida Tabaku dhe Nadire Meçorapaj i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, ku kërkojnë paratë e periudhës së bojkotit. “Paditës: Nadire Meçorapaj, Jorida Tabaku; I paditur: Kuvendi i Shqipërisë; Objekti: Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë të më paguajë përfitimet financiare të papaguara që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit si deputet për periudhën korrik 2018 – janar 2019”, thuhet në kërkesën e opozitarëve. Gjykatës Administrative të Apelit për të kërkuar pagat për një periudhë kur nuk ka marrë pjesë fare në Kuvend i është drejtuar edhe Luan Baçi.

Të tjera emra që si duket nuk po e përballojnë fort mirë djegien e mandateve janë edhe ato të Albana Vokshit, Genc Pollos, dhe Shezai Rrokajt. Ky i fundit deri tani është i vetmi nga radhët e LSI që ka kërkuar pagën për periudhën e bojkotit. Kërkesat e tyre të regjistruara në gjykatë vijnë vetëm pak muaj pas djegies së mandateve.

Bojkotet e tjera

Interesant është fakti se ka nga ata ish-deputetë të opozitës, të cilët kanë mbledhur disa periudha bojkoti për të përfituar sa më shumë para nga Kuvendi i Shqipërisë tani që janë jashtë Parlamentit. Një gjë të tillë e kanë bërë Gerti Bogdani, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Luçiano Boçi dhe Vangjel Dule.

“Detyrimin e të paditurit, t’i paguajë paditësit Gerti Bogdani përfitimet financiare të papaguara që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën 01.07.2014 – 31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017 – 01.06.2017 në vlerën prej 532.874 lekë. Detyrimin e të paditurit, t’i paguajë paditësit Oerd Bylykbashi përfitimet financiare të papaguara që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën 01.07.2014 – 31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017 – 01.06.2017 në vlerën prej 607.827 lekë.

Detyrimin e të paditurit, t’i paguajë paditësit Edi Paloka përfitimet financiare të papaguara që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën 01.07.2014 – 31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017-01.06.2017 në vlerën prej 583.553 lekë”, thuhet në kërkesën e opozitarëve. Luçiano Boçi nga ana tjetër kërkon pagat për periudhat shkurt-qershor 2017 dhe korrik 2018-janar 2019, ndërsa kryetari i PBDNJ kërkon pagën vetëm për periudhën shkurt-qershor 2017. Pra, opozitarët tani që janë pa paga, kërkojnë nga Kuvendi benefite me qëllim që ta përballojnë jetën jashtëparlamentare./ SOT

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al