0 pikë në 4 ndeshje, ka edhe një ekip tjetër më keq se Luftëtari


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ka skuadra që e nisin dobët kampionatin, por edhe skuadra që e nisin shumë dobët, duke thyer çdo parashikim në sensin negativ. Në Francë është një skuadër që i ka habitur të gjithë me 0 pikë dhe 0 gola në 7 ndeshje. Ka edhe më keq se Luftëtari ynë, që në 4 ndeshje kampionat nuk ka marrë ende pikën e parë, por të paktën ka shënuar gola. 

Nansi, ekipi i Ligue 2, e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndodh ndonjëherë ta nisësh sezonin keq, por Nensi ka shkuar përtej çdo parashikimi. Ekipi francez është i fundit në klasifikim me 0 pikë në 7 ndeshje dhe në Europë askush nuk ka bërë më keq si ai. Një dështim total.

Nansi e ka bërë diçka të ngjashme edhe disa vite më parë në Ligue 1, kur nuk shënoi gol në 5 ndeshje radhazi. Në atë kohë tifozët shpalosën një parullë, ku kishin vizatuar një shigjetë me drejtimin poshtë dhe shkruanin: porta është këtu.

Sezonin e shkuar ishte Lensi që bënte një nisje të tillë të kampionatit në Ligue 2, duke shpëtuar vetëm në fund. A do t’ia dalë Nansi? Nëse fillon të shënojë, ka shpresë…